Në mesin e femrave më të bukura kosovare padyshim që është dhe Melinda Ademi, e cila shfaqet mjaft tërheqëse me fizikun e saj. Reperja tërheq vëmendjen me bukurinë dhe me linjat e saj trupore në çdo videoklip dhe imazhe që hedh në rrjete sociale. Së fundi, artistja ka ndarë disa fotografi prej vendit ku po shijon pushimet pranverore. 25 vjeçarja ka ekspozuar duke mos përdorur filtra, ajo ka postuar InstaStory ku shfaq fizikun e saj veshur me bikine dhe pa komplekse, e po që duket bukur pa përdorim efekti apo fotoshopi siç bëjnë shumë prej fytyrave publike. Por, ajo çfarë ka marrë vëmendjen më shumë është një krahasim që ka postuar, mes një fotoje në vitin 2019 dhe tani së fundi, ku vrehet drastikisht që reperja ka shtuar goxha shumë peshë. Ndërsa, projekti muzikor i fundit i bukuroshes është para pesë muajsh, kënga “Mëkatare” e shoqëruar me videoklip, ndërkohë që pritet të sjell dhe projekte të reja që padyshim do të jenë hite. /Insajderi.com