Melinda i kthehet sërish “luftës” me Tayna: “Ma morën për dobësi”

Melinda i kthehet sërish “luftës” me Tayna: “Ma morën për dobësi”

Pas ofendimeve të njëpasnjëshme e thumbimeve me vargje këngësh, një ditë më parë, reperja Melinda pushtoi mediat rozë me gjestin që i bëri në rrjetet sociale koleges së saj Tayna-s, së cilës i kërkoi falje për gjuhën e përdorur ndaj saj.

Mirëpo, fjalët e saj duket se nuk i bënë shumë përshtypje reperes së hitit “Columbiana”, e cila jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh për “Prive.al” se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.

Pas komenteve fyese ndaj fansat e saj dhe neglizhimit, Melinda është shprehur se kërkim falja e saj ndaj Tayna-s është marrur si dobësi.

Ajo ka shkruar në rrjetin e saj social se do ta përdor gjuhën e zakonshme pasi nuk kuptojnë asnjë tjetër.

“Provova të jem e sjellshme, ma morën për dobësi. Duhet të rikthej bishën, kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë!”-ka shkruar në postimin e fundit në Instagram Melinda, duke lënë qartazi të kuptohet se ofendimet dhe diss-et ndaj Tayna-s jo vetëm që nuk do të mbarojnë, por me shumë gjasa do të përkeqësohen.