Melinda, Nora dhe Gjiko në bashkëpunim, publikohen prapaskenat e videoklipit

Melinda, Nora dhe Gjiko në bashkëpunim, publikohen prapaskenat e videoklipit

Këngëtarët më të dashur për publikun, Melinda Ademi, Nora Istrefi dhe Gjiko, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, shkruan Insajderi.

Asnjëri nga ata nuk ka dhënë detaje rreth këngës së tyre, por pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjet kanë bërë me dije se kanë filluar edhe xhirimet e videoklipit.

Kënga është ritmike dhe duket që do të jetë njëra nga hitet e verës.

Kjo është hera e parë për këtë vit që tre nga artistët më ‘IN’ do të publikojnë projektin e tyre të përbashkët.

Se fundi, Gjiko ka ardhur në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, ndërsa Melinda ka publikuar këngën e saj solo./Insajderi.com