Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

Vetëm pak ditë më parë Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e Për’puthen debutoi si këngëtare në tregun muzikor.

Artistja e re tashmë ka rrëmbyer zemrat e mijëra personave me këngën e saj “U kry” e cila ka arritur afro tre milionë klikime.

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale, ku po informon fansat për më të rejat nga jeta dhe karriera e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, Melisa është fotografuar në një studio muzikore, ndërsa qëndronte para pianos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melisa Lleshi (@melisalleshi111)

Ajo, siç duket, po paralajmëron se diçka e re po vjen nga këngëtarja.

Në foton e postuar ajo ka shkruajtur,“E dua edhe pikë”.

Artistja Lleshi, tashmë është duke bashkëpunuar me producentin Bini Diez, ndërsa është edhe nën menaxhimin e tij./Insajderi.com