Melisa Lleshi rikthehet në “Për’puthen” me një tjetër mision

Melisa Lleshi rikthehet në “Për’puthen” me një tjetër mision
Burimi i fotografisë: Instagram

Në mungesë të Bora Zemanit e cila gjendet e vetë-izoluar pas infektimi me Coronavirus, vendi i moderatores mbeti i lirë.

Për ditët në vazhdim vendin e saj e zuri Ana Kauri, përzgjedhje kjo që u prit shumë mirë nga publiku.

Puntatën e sotme në “Për’puthen”, u kthye një nga ish-konkurrentet, Melisa Lleshi por jo për të zënë karrigen – ajo erdhi për të zënë vendin e Borës si moderatore.

Të gjitha vajzat do të jenë me radhë në moderim dhe gjatë largimit të saj, Melisa shprehu “pendesën” që po ikte pa moderuar emisionin por kjo dëshirë iu plotësua. /Insajderi.com