Menaxheri i Baba Stars: “Nga sot mos u frikësoni me m’fol”

Menaxheri i Baba Stars: “Nga sot mos u frikësoni me m’fol”

Me datë 20 qershor, menaxheri i Baba Stars, Dekorim Sahiti, dha lajmin se ai kishte kontraktuar coronavirus-in, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo sot, ai ndau një lajm të mirë sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Ai është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19, dhe me humor u bën thirrje shoqërisë që të mos kenë frikë t’i flasin herës tjetër kur ta takojnë.

“Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol”, shkruan Sahiti në postimin e tij në sotëm në llogarinë në Facebook. /Insajderi.com

Shoqëri e dashur..Nga sot jam COVID Free😀😀Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam…

Gepostet von Dekorim Sahiti am Montag, 29. Juni 2020