Menaxheri i Feros flet sërish për plagosjen në Dardani: S’jam unë njeri i problemeve

Menaxheri i Feros flet sërish për plagosjen në Dardani: S’jam unë njeri i problemeve

Menaxheri i OneRecords, Met Elshani u plagos dy ditë më parë në Prishtinë.

Elshani ka treguar se nuk i njeh personat që e plaguan dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte duke shkuar te berberi.

“Kjo që më ndodhi mua, njerëzit mundohen me e laku në shumë drejtime dhe kjo nuk është aspak e mirë për mua si një njeri që ka qenë ushtar-epror në UÇK. Jam një njeri që kam kontribuar për këtë vend që rrallë kush ka mujt me kontribu kaq shumë sa unë dhe familja ime. Ky jam unë Met Elshani, sjam unë njeri i problemeve dhe ‘show-ave’ që dikush don mi pa”, tha ndër të tjera Elshani për lajmi.net.

Para disa ditësh Insajderi ka folur me të plagosurin Mehmet Elshani i njohur si Met Elshani, i cili tashmë e ka marrë vetën nga ajo plagosje. Ai për Insajderin, ka treguar se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar dhe ka thënë që këtë gjë do ta ia lë në dorë drejtësisë.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë për Insajderin Met Elshani.

Tashmë për këtë vepër janë arrestuar gjithsej katër persona, emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.