
Sanije Matoshi, menaxhere në Atelenë Teuta&Lirika Matoshi, ka reaguar pas diskutimit rreth fustanit që vajza e kryeministrit Kurti ka veshur në paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës.
Matoshi, ka thënë se të dy fustanet janë huazuar.
Ajo ka treguar së për fustanin e vajzës së Kurtit ka thënë se ia kishin ofruar familjes së kryeministrit si dhuratë por që këta të fundit nuk e kanë pranuar.
Por mbrëmë vetë kreatorja, Lirika Matoshi, pas gjithë reagimeve që ishin bërë për punën e çmimit të lartë të fustanit, kishte thënë se ia kishin bërë vetë dhuratë vajzës së kryeministrit.
Këtë reagim Lirika Matoshi ia kishte bërë zyrtares së PSD-së, Natyra Kuçit, pasi kjo e fundit kishte publikuar çmimin 490 dollarësh të fustanit.
Kujtojmë që kryeministri Kurti ka qëndruar më familjen e tij në festivalin e Kanës në Francë./Insajderi.com