
Dasma e këngëtares Shyhrete Behluli, paska qenë diçka për tu mbajtur në mend.
Përderisa këngëtarja e dashur e muzikës popullore kishte nisur karrierën si 16-të vjeçare dhe gjithmonë kishte kënduar këngë patriotike, populli mendonte se regjimi serb e kishte vrarë pas protestave të vitit 1981.
Në po këtë vit, Behluli ishte martuar në Podujevë dhe dasma e saj kishte bërë zhurmë të madhe.
Shumë njerëz kishin shkuar ta shihnin tek shtëpia e bashkëshortit të saj, për tu vërtetuar nëse nusja është këngëtarja Behluli apo dikush tjetër, ngase në popull kishte dalë zë që ajo nuk jeton më.