“Mëngjesi më i ëmbël për mua”: Miriam Cani uron ditëlindjen e Alban Skenderajt

“Mëngjesi më i ëmbël për mua”: Miriam Cani uron ditëlindjen e Alban Skenderajt

Me 20 prill, Alban Skenderaj feston ditëlindjen dhe mbushi plot 39 vjet, njofton Insajderi.

Bashkëshortja e tij, këngëtarja, Miriam Cani u kujdes që këtë ditë ta shënonte edhe me një postim në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ndau një fotografi të këngëtarit me dy fëmijët e çiftit në krah, Amelian dhe Duamin.

“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar Miriami përkrah fotos së njerëzve të saj më të shtrenjtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Pak javë më parë, Miriami dhe Albani festuan edhe 14-vjetorin e lidhjes së tyre. Asokohe këngëtarja ndau një sekuencë të këngës së çiftit “Let me die with you”. /Insajderi.com