Mënyra kreative që një vajzë ka zgjedhur për të u hakmarrë ndaj të dashurit që e ka tradhëtuar

Mënyra kreative që një vajzë ka zgjedhur për të u hakmarrë ndaj të dashurit që e ka tradhëtuar

Një vajzë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të u hakmarrë ndaj të dashurit që e tradhëtoi për herë të dytë.

Destiny ishte në një lidhje ‘nga distanca’ me të dashurin që tashmë e kishte tradhëtuar, mirëpo ajo kishte vendosur t’i japë një shansë të dytë.

Mirëpo ai e bëri prapë dhe kur erdhi koha që ai të marrë gjësendet e tij që i kishin mbetur te Destiny ajo u hakmorr.

Në video të cilën e ndau në TikTok, ajo thotë: “Kjo ndodh kur tradhëton për herë të dytë një vajzë që i do xixat”.

Në këtë video vajza shihet e ulur në makinë me një kuti me gjëra që i takojnë ish të dashuritë, të cilat i mbush me një sprej flokësh me përmbajtje të mëdha xixash, të cilën e derdh krejtësisht mbi këto gjëra.

Në një video tjetër ajo tregon që dikur i dërgonte letra dashurie të spërkatura me xixa. Kjo e ka inspiruar atë të bëj veprimin i cili përmban një lloj simbolike qesharake.

Postimi i saj në TikTok ka marrë 2.5 milion like dhe 20.000 komente./Insajderi.com

Burimi:Mirror