
Disa orë më vonë, pasi u raportua për arrestimin e moderatorit dhe menaxherit të disa artistëve, Meriton Mjekiqit, ai publikoi disa fotografi në rrjete sociale, për të njoftuar se ishte liruar njofton Insajderi.
U raportua për gjuajtje me armë ku ishte i përfshirë edhe moderatori, por një komunikatë nga Policia e Kosovës, sqaron rrethanat që çuan në arrestimin e Mjekiqit.
Në raportin 24 orësh shkruhet se ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku pati lëndime dhe dëmtime të një makine. I dyshuari ishte liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Pas një̈ mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në komunikatën e Policisë. /Insajderi.com