
Nisur nga raportimet e mediave së fundmi, duket se romancës së futbollistit Xherdan Shaqiri dhe këngëtares, Dhurata Ahmetaj i ka ardhur fundi, njofton Insajderi.
Çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies pak muaj pasi në mediat rozë nisën të qarkullonin thashethemet se ishin në një lidhje së bashku.
Së pari ishin mediat vendore që raportonin për një lidhje të dyshes, marrë parasysh udhëtimet e shpeshta të këngëtares në Londër, dhe frekuentimi i vendeve të njëjta me futbollistit – detaje të cilat u pikasën në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Më pas, lidhja e tyre bëri bujë në mediat rozë në fillim të këtij muaji kur dyshja u raportua se kishin nisur një histori së bashku e ishte media britanike The Sun ajo e cila shkroi:
“Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqendrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it Kosovar”.
Mirëpo, romancën nuk e kishin pohuar as mohuar asnjëri prej tyre. E ajo çfarë ka bërë fansat të besojnë se dyshja janë ndarë, është fakti që ndryshe nga futbollisti që ndjek këngëtaren në Instagram, Dhurata jo.
Mosndjekja e njëri tjetrit në rrjete sociale, jo gjithmonë ka qenë indikator që një çift i famshëm i ka dhënë fund lidhjes. Shembull kemi reperin nga Gjilani, Feron dhe modelen, Arbenita Ismajli, që janë në lidhje e kanë edhe postime të përbashkëta në Instagram, po që asnjëri nuk ndjek tjetrin në rrjetin social. /Insajderi.com