Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh këngëtares, Fjolla Morina.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajder, zëdhënësja për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, mëngjesin e së hënës është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ajo është arrestuar në lagjen Emish në Prishtinë para sallonit të saj.
Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.