Mes lotësh e emocionesh, këngëtarja dhe moderatorja e njohur largohet nga Kosova

Mes lotësh e emocionesh, këngëtarja dhe moderatorja e njohur largohet nga Kosova

Këngëtarja dhe moderatorja, Edita Sopjani po nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Këngëtarja pas martesës, siç ka paralajmëruar do të vazhdojë jetën pranë bashkëshortit të saj në Gjermani.

Ajo ditë më parë u befasua nga stafi i Radio Televizionit të Kosovës ku ka shërbyer si prezantuese afro gjashtë vite.

Ajo tregoi se prezantimi ka qenë një ndër eksperiancat më të mirë në jetë për të dhe që do t’i mungojë shumë.

“Do të më mungojnë shumë gjëra si: prezantimi i programit, shikuesit, kronikat, të qeshurat dhe puna në redaksi me kolegët fantastik”.

“Jeta sjell shumë gjëra të bukura dhe të pa parashikueshme, por çdo ndryshim ka vlerën e vet! Do të shihemi në rrethana e projekte të tjera.. paqi fat të gjithë!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa të martën Edita ka lënë Kosovën duke u nisur drejt shtetit gjerman me një fluturim direkt nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës./Insajderi.com