Mes Shqipes, Anës dhe Antonelës, kë zgjedh Atdheu?

Mes Shqipes, Anës dhe Antonelës, kë zgjedh Atdheu?

Konkurrenti i programit “Për’puthen” së fundi ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku i është përgjigjur disa pyetjeve, njofton Insajderi.

Ai ka folur për marrëdhëniet e tij me vajzat, ndërsa i pyetur se kë zgjedh mes Shqipes, Antonelës dhe Anës, ai tha emrin e kësaj të fundit.

Mes tjerash, Atdheu i cili është nga Gjakova, tha se mendon që fatin e jetës e ka në Shqipëri.

Ndryshe, Atdhe Xheravina dhe Ana Lleshi kanë pasur dy takime bashkë në “Për’puthen”, të cilat kanë shkuar mjaft mirë. Por, më pas Ana u përjashtua nga programi për shkak të thyerjes së rregullores, dhe njohja e tyre duket sikur mbeti në gjysmë.

Me Shqipen, bukuroshi nga Kosova nuk ka pasur asnjë takim, pasi ajo ishte përjashtuar nga programi para se ai të hynte.

Ndërsa, me Antonelën, ndonëse ka pasur disa konflikte të vazhdueshme, të cilat u bënë shkas që ai të dilte nga programi, u rikthye sërish në emision dhe deri tani kanë realizuar një takim bashkë. /Insajderi.com