Mesazh i koduar për Donaldin? Beatrix Ramosaj del me deklaratën e fortë

Mesazh i koduar për Donaldin? Beatrix Ramosaj del me deklaratën e fortë

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit.

Njëra nga pyetjet që iu adresua ishte të tregonte se çfarë mësimi mori nga ky vit.

Nga përgjigjja e këngëtares u kuptua se ajo është penduar për lidhjen që krijoi brenda Big Brother VIP me aktorin e humorit, Donald Veshajn.

“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë.”, shkruan ajo.

Pëndryshe, lidhja mes Trixës dhe Donaldit përfundoi me mbarimin e BBV.

Kujtojmë se këngëtarja u akuzua se ndërhyri mes Donaldit dhe Borës pasi dyshja shkëmbyen një puthje brenda shtëpisë së famshme./Insajderi.com