Mesazh për Donaldin? Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë pas ndarjes

Mesazh për Donaldin? Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë pas ndarjes

Beatrix Ramosaj është njëra ndër këngëtarët më të përfolura të momentit.

Kjo pasi hyrja dhe dalja e saj nga Big Brother ka bërë bujë të madhe.

Pas ndarjes nga Donald Veshaj, ajo ka qëndruar në heshtje, duke mos bërë asnjë koment.

Ndërkohë që të gjithë flasin për të, Trixa pak minuta më parë ka ndarë në Instagram disa foto, në të cilat shfaqet në makinë, e veshur shumë sportive.

“Ma shume se ti… ”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Donaldin apo është pjesë nga kënga më e re e Trixës.

Ndryshe, në lidhje me arsyejen e ndarjes nuk kanë komentuar asnjëri./Insajderi.com