Rina Balaj së fundmi ka qenë shumë e zënë me promovimin e këngës së saj të re me titull “Bad Rosita”, duke publikuar shumë fotografi dhe video të saja në Instagram, njofton Insajderi.
Ndjekësit e saj i kanë vërë në dukje se ajo duket më ndryshe, dhe sot ajo reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo pranon se ndihet më mirë, po shkëlqimi i saj nuk ka të bëjë me ndërhyrje estetike ose dermatologjike.
“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj. /Insajderi.com