Mesazhi i fundit që Kujtim Prodani i dërgoi mikut të tij: “Vëlla po nisem për në Turqi, më shkruaj nëse…”

Mesazhi i fundit që Kujtim Prodani i dërgoi mikut të tij: “Vëlla po nisem për në Turqi, më shkruaj nëse…”

Pas betejës disa ditëshe me COVID-19, prej që kur u shtri në një spital të Tiranës më 30 dhjetor, ditën e djeshme Kujtim Prodani ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare, njofton Insajderi.

Ishte këngëtari ai që dha lajmin i pari me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi””, shkroi ai, duke ndarë edhe një fotografi nga shtrati i spitalit.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ishte miku i tij më i mirë, artisti Ardian Trebicka, dhe teksa na tregon kujtimet me të bukura me Prodanin, ai zbulon edhe mesazhin e fundit që mori nga ai, dy ditë para se të ndërronte.

Nga gjendja e rënduar, Prodani po bëhej gati të nisej në Turqi për trajtim të specializuar. Ndonëse ai nuk u nis kurrë, në gjendjen e tij më të rëndë, nuk harroi t’i qonte mikut që s’kalonte asnjë ditë pa e takuar, një mesazh.

“Vëlla po nisem për në Turqi, jam rëndë. Më shkruaj nëse…”, i kishte shkruar Trebickës, që nuk mund të mbante lotët. “Nëse shpëtoj”, thotë ai për të mbushur pikat e fjalisë të lënë përgjysmë. “Po iki vëlla”, ishte edhe ajo e fundit që Prodani i tha mikut të tij.

I biri i artistëve të njohur Anita Take dhe Agim Prodanit, është këngëtar i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

Si kantautor i dhjetëra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare la pas vepra që do këndohet për gjenerata, ndërsa për vite me radhë ai ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

Në prill, atëherë kur kishte vetëm pak javë që COVID-i kishte hyrë në Shqipëri, Kujtim Prodani shkroi një këngë me titull “Ju flet Corona”. /Insajderi.com