Pak javë më parë, modelja Chrissy Teigen, bëri shumë publike humbjen e foshnjës së saj, në një postim në Instagram, ku përfshihen edhe disa fotografi, nga momenti zemër thyes ku prindërit kuptojmë se vogëlushi i tyre Jack, nuk ia doli dot, njofton Insajderi.
Së fundmi, modelja u rikthye në rrjete sociale, për të ndarë një dëshmi tejet intime për eksperiencën e saj, përfshirë këtu edhe vendimin për të bërë foto në shtratin e spitalit dhe t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që i dërguan mesazhe ngushëllimi.
Në një ese të publikuar në “Medium”, Teigen detajon se si ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, humbën fëmijën e tyre të tretë, në gjysmën e shtatzënisë. Teigen u shtrua në spital pasi përjetoi gjakderdhje konstante ku u diagnostikua me shkëputje të pjesshme të placentës. Ajo u detyrua të lindte foshnjën, të cilën ata e kishin quajtur Jack.
“Unë tashmë isha pajtuar me atë që do të ndodhte: Do merrja një epidural dhe do të nxitesha për të lindur foshnjën 20-javëshe, një djalë që nuk do të kishte mbijetuar kurrë në barkun tim (ju lutem falni këto terma të thjeshtë)”, shkroi Teigen. “Isha e shtrirë në shtrat për më shumë se një muaj, thjesht duke u përpjekur ta çoja vogëlushin në 28 javë, një zonë ‘më të sigurt’ për fetusin”.
Çifti kishte monitoruar gjakderdhjen për ditë me radhë, duke shpresuar që gjërat të shkonin mirë, atëherë filloi të përkeqësohej.
“Gjakderdhja ime po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Lëngu rreth Jack ishte bërë shumë i ulët – ai mezi ishte në gjendje të notonte përreth. Në disa pika, u betova se ishte aq e ulët sa mund të shtrihesha në shpinë dhe të ndjeja krahët dhe këmbët e tij nga jashtë barkut tim”, shkroi Teigen.
“Pas disa netëve në spital, mjeku im më tha saktësisht atë që dija se do vinte – ishte koha për të thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do t’i mbijetonte kësaj, dhe nëse do të vazhdonte më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja. Ne kishim provuar qese e qese transfuzione gjaku, secili kalonte përmes meje sikur të mos kishim bërë asgjë fare”.
“Më thanë në mëngjes se tani është koha. Unë qava pak në fillim, pastaj hyra në konvulsione të plota të dënesës, fryma ime nuk ishte në gjendje të kapte trishtimin tim tepër të thellë. Edhe ndërsa e shkruaj këtë tani, unë mund ta ndiej dhimbjen përsëri. Oksigjeni u vendos mbi hundën dhe gojën time, dhe kjo ishte fotografia e parë që patë. Trishtim i plotë dhe shkatërrues”.
Teigen përshkroi se si ajo kishte kërkuar që Legend dhe nëna e saj të bënin fotografi për të dokumentuar lindjen, “pa marrë parasysh sa e trishtë ishte”, edhe pse ata e dinin se fëmija i tyre nuk do të mbijetonte.
“Ia shpjegova John-it që ishte shumë i hezituar, se ato më duheshin dhe se nuk kisha nevojë t’ia kërkoja përsëri. Ai thjesht duhej t’i bënte. E urrente. Mund ta vëreja. Nuk kishte aspak kuptim për të atë moment. Por e dija se duhej ta kujtoja këtë moment përgjithmonë, ashtu si kur u puthëm në altar, njëjtë si lotët e gëzimit kur solla në jetën Luna-n dhe Miles. Dhe kisha nevojë të ndaja këtë histori”.
Në blogpost, ajo u kundërpërgjigj kritikëve të cilët i thanë asaj se nuk duhej të kishte ndarë foto kaq intime të lindjes.
“Nuk mund të shpreh sa pak më intereson që ju i urreni fotot. Sa pak më intereson që është diçka që ju nuk do ta kishit bërë”, tha ajo.
“Unë e kam jetuar atë, kam zgjedhur ta bëj, dhe më shumë se gjithçka, këto foto nuk janë për askënd, por për njerëzit që e kanë jetuar këtë ose janë mjaft kuriozë të pyesin se si është diçka e tillë. Këto foto janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua”.
Teigen falënderoi shumë njerëz që e kishin kontaktuar atë për të ndarë përvojat e tyre të humbjes së shtatzënisë, duke thënë “momentet e mirësisë nuk kanë qenë asgjë më pak se të bukura”. /Insajderi.com
Burimi: The Guardian