Mesazhin që Sara Hoxha mori nga vjehrra e saj duhet ta ‘mbajë vath në vesh’ çdo grua

Mesazhin që Sara Hoxha mori nga vjehrra e saj duhet ta ‘mbajë vath në vesh’ çdo grua

Ditën e djeshme, Sara Hoxha e dashura e reperit Ledri, kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto nga pushimet.

Orë më vonë ajo ripostoi të njëjtën fotografi, por shtoi edhe një ‘sqarim’. Si duket ajo kishte marrë mesazhe sa i përket strijave të dukshme në këmbët e saj, njofton Insajderi.

Hoxha në shkrimin që ka ndarë thekson se sprijat nuk janë si pasojë e shtatzënisë, por luhatjes së peshës në adoleshencën e saj.

“Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu që bëni mirë të mësoni t’i doni dhe të ndiheni të bukura në lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet”, ka shtuar ajo.

Sot, ajo postoi një bisedë mes saj dhe nënës së të dashurit të saj e që na dëshmon se ato kanë një raport shumë të shëndetshëm e të afërt. Xheraldina Vula i kishte dërguar një mesazh suportues duke i theksuar se ato strija thjesht tregojnë se ti ke jetuar.

“Ti duaje trupin tënd ashtu siç është, me strija, pa strija, me çkado që është se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetë e jo për një ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë”, i ka shkruar Xheraldina.

E në fakt, ky mesazh nga Xheri nuk shkon vetëm për Sarën, por për të gjitha ato gra që në një moment të caktuar të jetës së tyre janë turpëruar nga shenjat apo strijat në trupin e tyre. /Insajderi.com