Meshkujt presin në radhë për t’ua shprehur dashurinë të dashurave të tyre [FOTO]

Meshkujt presin në radhë për t’ua shprehur dashurinë të dashurave të tyre [FOTO]

Dita e mërkurë ka mbushur kryeqytetin me ngjyrën e kuqe, ngjyrë kjo që për të gjithë simbolizon dashuri.

Kjo atmosferë festive që nxori nga shtëpia burra dhe gra është dita e 14 shkurtit, e cila konsiderohet të jetë dita ku personat e dashuruar shkëmbejnë më shumë dashuri se ditëve tjera.

E në kryeqytet dyqanet e luleve janë mbushur me njerëz në këtë ditë dhe si duket dhurata që ata kanë zgjedhur janë lulet më saktë trëndafilat.

Kjo ditë njihet si Shën Valentini dhe festohet në të gjithë botën. Ndërsa dhurata që shitet më së shumti në botë është “Trëndafili”, që është edhe simbol i kësaj feste. /Insajderi.com