Këngëtarja shqiptare e cila numëron 2 milion ndjekës, Enca Haxhiu është një ndër femrat e estradës më të komentuara për fizikun e saj.
Ajo shumë shpesh edhe paragjykohet për peshën e saj, por kjo gjë nuk është se i ka penguar Encës.
Ajo ka postuar një pyetje të një fansi, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e saj.
“Jemi në 2021 ka lloj-lloj mënyra për tu dobësuar se besoj pse rri akoma e kolme” e pyet ndjekësi.
Ndërkohë nuk ka munguar përgjigjja me spec nga Enca ku ka radhitur disa nga arsyet se pse nuk dobësohet.
“ Sepse më pëlqen, ndihem shume mirë, s’kam ndërmend të beje operacione, meshkujt vdesin pas meje, shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”, ka shkruar Enca duke publikuar bisedën që ka zhvilluar me personin në fjalë.
Kujtojmë që Enca ka njoftuar se në këtë sezone nuk do të mbajë koncerte pasi që ka vendosur që t’i bëjë disa pushime vetes.
Ajo është duke shijuar rrezet e diellit dhe duke sjellë fotografi për fansat e saj në rrjete sociale./Insajderi.com