Mësimi i Dafina Zeqirit për karmën drejtuar vajzave

Mësimi i Dafina Zeqirit për karmën drejtuar vajzave

Postimet e fundit në llogarinë e Dafina Zeqirit në Instagram, duket se i drejtohen dikujt, por që nuk është e qartë kush është.

Megjithatë duket se artisja e njohur beson tek Karma dhe tek fuqia e saj për t’i dhënë gjithkujt atë që i takon.

Në postimet rresht të artistes shkruan, “Zilia është po aq reale sa Karma”, ndërkohë pak më poshtë artistja shkruan, “Më ka ardhur në majë të hundës me ato femra që pretendojnë se janë feministe dhe kërkojnë ndihmë. Dhe çfarë ndodh kur i hap një derë? Kthehen kundër jush dhe përpiqen…kjo është për të qeshur…përpiqen të të bëjnë “diss”. Unë jam APLHA. Unë do të kujdesem gjithmonë për vajzat e mia.”

Në anë të fotos Dafina jep mesazhin: “Vajza qëndroni vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është i mirë. Karma ka një mënyrë shumë qesharake për të zbuluar të vërtetën. Ti e di se kush je.”

E kushdo që është personi, që në këtë kontekst të paktën e dimë që është grua, duket se ka acaruar këngëtaren.

Aq shumë madje sa ajo ndoshta i ka kushtuar edhe këngë me titullin “Zili Zili”, gjë që këngëtarja duket se e nënkuptoi mes rreshtash.

Më poshtë mund të shihni të njëjtën foto me shprehjen: “Për kurorë s’kam nevojë kur e kam në dorë” dhe me fjalët “Zili Zili”. /Insajderi.com