Ish-konkurentët e “Për’puthen”, Ledjana dhe Mevlani të cilët dolën nga emisioni duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Qifti i deklaruar në emision që nga fillimi kishin një marrëdhënie jo të sigurt duke u përqarë disa herë dhe duket se ende nuk po gjejnë qetësi.
Së fundi kanë fshirë njëri tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë hedhur thumba përmes disa shkrimeve në InstaStory.
Ishte e para Ledjana që ka postuar një video ku dëgjon një këngë dhe ka shkruar: “Ti shumë mirë aktron kur mashtron kinse mu më don”.
Ndërsa, reagim të menjëhershëm kishte edhe Mevlani i cili i drejtohet me një status ku ka shkruar: “Respekt për femrat që e bëjnë mashkullin për vete me tru jo me trup”.
Në bazë të thumbimeve me njëri-tjetrin duket një përqarje jo si ato të voglat, por nuk dihet nëse ky është fundi i lidhjes së dyshes, pasi kanë pasur goxha një lidhje me ulje e ngritje. /Insajderi.com