
Ndjekësit nuk mund ta gjejnë ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba nëse e kërkojnë në Instagram, shkruan Insajderi.
Mevlani u bë emër goxha i ndjekur në rrjete sociale pas famës që bëri në “Përputhen” dhe pas publikimit të këngëve.
Por, së fundi ish-konkurrenti nuk la ‘gjurmë’ në rrjetin social Instagram dhe kjo nuk ndodhi me vullnetin e tij.
Mevlani ishte pre e një sulmi kibernetik, por që ende nuk e di se çfarë ka ndodhur, këtë gjë e bëri të ditur përmes TikTok-ut.
“Miqtë e mi të dashur, momentalisht Instagrami im rezulton i mbyllur. sot në mengjes nuk e di çfarë ka ndodhur akoma. Arsyet akoma nuk i di. Shpresoj ta rikthej sa më shpejt”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pas daljes nga “Përputhen”, Mevlan Shaba ka sjellë disa projekte të reja dhe ka filluar edhe me mbrëmje muzikore./Insajderi.com