Michael Jordan dhuron miliona dollarë për të ndihmuar qytetin e tij të lindjes

Michael Jordan dhuron miliona dollarë për të ndihmuar qytetin e tij të lindjes

Legjenda e NBA-së Michael Jordan po dhuron 10 milione dollarë për të hapur dy klinika të reja mjekësore në qytetin e tij të lindjes Wilmington, në Karolinë të Veriut, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Klinikat, të planifikuara të hapen në 2022-tën, do t’u shërbejnë banorëve pa sigurim mjekësor të New Hanover County, sipas një njoftimi për shtyp nga Novant Health, një sistem rajonal i kujdesit shëndetësor.

“Gjithkush duhet të ketë akses në kujdesin shëndetësor cilësor, pa marrë parasysh se ku jeton, ose nëse ata kanë apo jo sigurim”, tha Jordan në një deklaratë. “Wilmington mban një vend të veçantë në zemrën time dhe është vërtet kënaqësi të jem në gjendje të ndihmoj komunitetin që më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime”. /Insajderi.com