Michelle Obama ishte e vetmja që e këshilloi publikisht Meghan për momentet e mëdha në jetë

Michelle Obama ishte e vetmja që e këshilloi publikisht Meghan për momentet e mëdha në jetë

Momentet e mëdha në jetë njerëzit nuk i kalojnë vetëm. Bisedat apo këshillat e dikujt që ka kaluar të njëjtën gjë si ju, mund t’ju ndihmojnë, por kur bëhet fjalë për ndryshime të jashtëzakonshme si për shembull të qenët pjesë e familjes mbretërore, kur vetë vjen nga një familje e thjeshtë me rraca të përziera dhe në certifikatë rezulton e divorcuar.

Për Meghan Markle, këshillat se si ta përballonte një ndryshim të tillë jetësor nuk erdhën nga askush tjetër përveç ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

Në një  intervistë për “Forces of Change”  pjesë e  British Vogue, Dukesha e Sussex  dhe ish Zonja e Parë diskutuan gjithçka, nga amësia deri tek fuqizimi i grave të tjera.

Në një intervistë të vitit 2018 me Good Housekeeping, Obama ndau këshillat e saj për Meghan për anëtarësimin në familjen mbretërore:

“Si unë, Meghan ndoshta kurrë nuk ëndërroi që ajo të kishte një jetë si kjo, dhe presioni që ndjen – nga vetja dhe nga të tjerët – ndonjëherë mund të jetë i papërballueshëm. Kështu që këshillat e mia më të mira do të ishin të marri kohën që i kërkon për ta pranuar këtë ndryshim në jetë dhe të mos nxitojë”

“Muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i kam kaluar kryesisht duke u shqetësuar për vajzat e mia, duke u siguruar që ato të kishin një fillim të mbarë në shkollë dhe të mos ishin të vetmuara”

“Unë mendoj se është në rregull ta bësh këtë (të shqetësohesh vetëm për njerëzit rreth teje), por do të thoja se ka aq shumë mundësi për të dalë jashtë mureve e për të bërë mirë ! Mendoj se Meghan duhet ta maksimizojë ndikimin e saj tek të tjerët dhe të shohë përtej vetes.