Michelle Obama thotë se po vuan nga ‘depresioni i shkallës së ulët’

Michelle Obama thotë se po vuan nga ‘depresioni i shkallës së ulët’

Ish Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama ka thënë se po vuan nga “depresioni i shkallës së ulët” për shkak të pandemisë, padrejtësisë racore dhe “hipokrizisë” së administratës Trump, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Ajo tha se menaxhimi i “uljes dhe ngritjes emocionale” kërkon “njohjen e vetvetes” dhe “gjërave që të sjellin gëzim”.

Obama tha që ajo ka pasur vështirësi në rutinën e saj të ushtrimeve dhe gjumin.

“Jam zgjuar në mes të natës sepse shqetësohem për diçka”.

Obama tha, “Unë e di që kam të bëj me një formë të depresionit të shkallës së ulët”.

“Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të grindjes racore, dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.” /Insajderi.com