“Miel Gibson” mjalti i inspiruar nga aktori i famshëm e fut pronaren në telashe

“Miel Gibson” mjalti i inspiruar nga aktori i famshëm e fut pronaren në telashe

Yohanna Agurto mendoi që kishte gjetur mënyrën e përsosur për marketing për mjaltin e saj, duke bërë një lojë fjalësh me emrin e një prej aktorëve më të famshëm të Hollywood, Mel Gibson.

Ajo kishte emërtuar mjaltin e saj Miel (spanjisht për mjaltë) Gibson dhe duke i vendosur produktit edhe një foto të aktorit nga filmi Braveheart, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Gjithçka po shkonte mirë derisa Johanna mori kërcënime nga avokatët e Mel Gibson, ka treguar ajo në Twitter.

Avokatët e aktorit kishin filluar rast gjyqësor për përdorim të paautorizuar të emrit të aktorit.

Ata e lajmëruarn Agurton se do të ndërmarrin aksion legal nëse ajo nuk e ndërpret menjëherë aktivitetin e saj, të cilin e kishte nisur gjatë pandemisë si pasojë e mbetjes pa punë.

“Duhet të marrësh leje për të përdorur apo për të dublikuar ndonjë foto nga filmat të cilët zotërohen nga studio filmike,” tha Leigh Brecheen, avokat, zyra e të cili e ka nisur akuzën.

“Asnjë nga këto gjëra nuk po ndërmirret për të preventuar dikë nga fitimi apo krijimi i bizneseve, por duhen kontaktuar personat e duhur dhe duhet marrë leja.”

Kompania kishte kërkuar leje nga Gibson në Twitter për të përdorur imazhin e tij, duke thënë: “Mjalti ynë është vetëm për zemra të guximshme.”

Kjo fjali është pëlqyer dhe shprëndarë shumë në Twitter mirëpo aktori vetë nuk është përgjigjur./Insajderi.com