Mihrije Braha ‘shtatzënë’, kaq shumë i është fryer barku

Mihrije Braha ‘shtatzënë’, kaq shumë i është fryer barku

Këngëtarja Mihrije Braha është mjaft transparente me publikun kur bëhet fjalë për jetën e saj private, ndërkohë së fundmi ka postuar një fotografi ku ngjalli reagime të shumta.

Në llogarinë e saj në Instagram, 51-vjeçarja ka postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe duke qeshur.

Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet nga persona të ndryshëm të cilët si duket janë habitur.

Por, çka ra në sy ishte komenti nga një ndjekës  i cili shkruante: “Duhet me i thënë dhe nënës teme të ngelë shtatzënë!”

Duket qartë që është një koment me konotacion ironizues, ama Mihrija nuk ia ka përtuar aspak teksa ia ka kthyer: “Nanës thuj çfarë të duash! Pak shaka, besoj që i kuptoni shakatë, nëse jo, fol edhe me babanë tënd!”