Mihrije Braha tregon arsyen pse ajo është nënë e vetëm një fëmije

Mihrije Braha tregon arsyen pse ajo është nënë e vetëm një fëmije

Të shtunën që lëmë pas, këngëtarja Mihrije Braha ishte e ftuar në një intervistë për emisionin Prive.

Aty pamë një Mihrije tipike – shumë të qeshur dhe e mbushur me histori qesharake.

Teksa përgjigjej në pyetjet e intervistës, ajo preku pak edhe rrafshin personal të jetës së saj. Ajo dhe Naim Abazi janë prindër krenarë të një djali me emrin Plator, por një pyetje e një fansi ishte ajo që hapi temën se pse çifti nuk kanë një familje më të madhe, njofton Insajderi.

Ndonëse, këngëtarja nuk foli shumë, tregon se në fakt çifti donin më shumë fëmijë, por ndodhi një abort spontan.

“Kam pasur edhe një shtatzëni të dështuar, abort spontan që nuk kam qejf ta kujtoj,” thotë këngëtarja e shqetësuar.

Ajo më pas përmbyll përgjigjen e saj duke theksuar se ajo nuk pëlqen të marrë këso pyetjesh.

“Nuk e di a ka qenë motër apo vëlla i Platorit, nuk më pëlqejnë këto pyetje”. /Insajderi.com