Emisioni i së enjtes i Perputhen ka ngjallur debate të shumta, shkruan Insajderi.com
Kjo pasi telefonata e Argjendit për Ritvanën ngriti të gjithë studion në këmbë.
Ai e telefonoi në 2 të natës për t’i kërkuar që të takoheshin, por nuk u takuan sepse Argjendi thotë që logjikoi ndryshe dhe e kuptoi që është thyerje e rregullave.
Në puntatën e sotme, kur u transmetua takimi me Mikelën, Ritvana tha se dyshon që Argjendi donte të fliste me të sepse ajo i bëri të qartë që nuk do të jetë pjesë e një trekëndëshi por do të vijonte njohje me djemtë e tjerë.
“Do më telefonoje se të thashë më parë që nuk më pëlqejnë trekëndëshat? E pashë që është pas Mikelës dhe i thashë që pavarësisht se më pëlqen, do vazhdoj të njoh djem të tjerë”, ka deklaruar ajo.
Pas kësaj reagojë është Mikela e cila i tha: Kush je ti që të vijmë pas teje? Një natë njërën, një natë tjetrën, ç’të duket vetja?
Pas kësaj vijoi edhe replika e Argjendit i cili kërkoj falje për gabimin dhe tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më./Insajderi.com