Mikja e Rita Orës ndërron jetë – këngëtarja bën thirrje për kujdes ndaj shëndetit mendor

Mikja e Rita Orës ndërron jetë – këngëtarja bën thirrje për kujdes ndaj shëndetit mendor

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora ndau hidhërimin për vdekjen e mikes së saj me të gjithë ndjekësit, njofton Insajderi.

“Më pikëllim morra lajmin se e bukura Suzzane është ndarë nga kjo botë”, shkruan ajo.

Të dyja ishin takuar nëpërmjet faqeve të fansave dhe ishte një nga mbështetëses më të mëdha të këngëtares.

“Suzzane ishte një mike që e njoha përmjet faqeve të fansave. Ishte gjithmonë një mbështetje e madhe e imja dhe kishte një prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi”, vazhdon Rita.

“Do të na mungojë fytyra e saj dhe zemra e saj bujare”.

“Ngushëllimet më të sinqerta dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane”.

Këngëtarja nuk ndau detaje për vdekjen e mikes së saj, por gjatë shkrimit ajo bën thirrje qe të kemi kujdes më të madh për shëndetin tonë mendor.

“Nëse ndiheni të vetmuar, duhet ta dini se nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë”.

Më postimin e saj ajo bashkëngjiti edhe një link që ju ri drejton në një linjë të jetës, për të gjithë ata persona që në këto kohë të vështira kanë nevojë për ndihmë. /Insajderi.com