Keanu Reeves është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe ka qenë prezent në industri për tre dekada. Me role interpretuese në filma si Matrix, Speed, Devil’s Advocate dhe The Lake House, Reeves ka marrë një vlerësim kritik dhe është lavdëruar si një nga yjet më të dashur të industrisë, njofton Insajderi.
Gati një vit pasi u lansua Watcher, Reeves tregoi pse u shfaq në një film të tillë, duke luajtur plotësisht kundër tipit të tij.
Sipas Reeves, ai u mashtrua nga një mik për t’u shfaqur në film kur shoku falsifikoi nënshkrimin e tij në kontratë. Ai deklaroi se në vend që të përfshihej në një betejë të gjatë juridike, ai pranoi të shfaqej në film, me kushtin që producentët ta lirojnë atë nga nevoja për të promovuar filmin ose të shfaqet në ndonjë event me tapet të kuq.
“Unë nuk mund ta dëshmoja se ai bëri dhe nuk doja të paditesha, kështu që nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta bëja filmin,” – tha Reeves.
Gjithmonë me shumë klas, Reeves nuk përgojoi filmin, edhe pasi kishte skaduar periudha dymbëdhjetë mujore.
Megjithatë, filmi ende qëndron si një nga projektet e tij më të këqija dhe një film që nuk i afrohet ndonjë potenciali për të qenë i suksesshëm. /Insajderi.com
Burimi: Cheat Sheet