Mila Kunis së shpejti pjesë e filmit “The Luckiest Girl Alive”

Mila Kunis së shpejti pjesë e filmit “The Luckiest Girl Alive”

Mila Kunis së shpejti do të jetë para kamerave për një projekt të ri.

Filmi titullohet “The Luckiest Girl Alive”, në të cilin ajo do të jetë aktore, por edhe do të punojë në produksion, shkruan, Daily Mail, transmeton Insajderi.

Prodhimtaria do të jetë nga libri i Jessica Knoll, i publikuar në vitin 2015, ndërsa me të njëjtin arriti të jetë ‘New York Times best seller’.

Aktorja do të luajë rolin e Ani FaNelli, që përshkruan një vajzë nga New York-u e cila ka deshirë t’i këtë të gjitha.

Jeta e Ani do të ndryshojë, pasi regjisori i filmit do ta detyrojë atë të tregojë një pjesë të errët të jetës.

Ndërkaq, për regjinë do të kujdeset Knoll së bashku me Mike Barker, kurse në ekip përfshihen edhe Lisa Sterbakov, Shayne Fiske Goldner dhe Steve Hutensky.

Për regjinë e këtij filmi do të kujdeset Knoll së bashku me Mike Barker, e në ekip përfshihen edhe Lisa Sterbakov, Shayne Fiske Goldner dhe Steve Hutensky./Insajderi.com