Milaim Zeka dhe Elita Rudi sërish përballë – kësaj here ai komplimenton gjoksin e bashkëshortes

Milaim Zeka dhe Elita Rudi sërish përballë – kësaj here ai komplimenton gjoksin e bashkëshortes

Së fundmi deklarata e Gjikos, se ai nuk do të donte të shihte bashkëshorten e tij, Elita Rudin duke intervistuar Milaim Zeka bëri xhiron e mediave, njofton Insajderi.

Në rubrikën e emisionit “Haje ose Thuaje”, Elita Rudi e pyet se cili i ftuar nuk të ka pëlqyer dhe nuk do doje ta intervistoja më. Ai përmend emrin e gazetarit, Milaim Zeka duke thënë, “Është i rëndë. Mund të shkojë në çfarëdo emisioni, por jo të gruaja ime”.

Por, çfarë fshihej pas deklaratës së reperit kundrejt gazetarit?

Rreth katër vjet më parë, Elita intervistoi Zekën në një emision në Tribuna Channel. Gjatë bisedës, ai komentoi gjoksin e moderatores.

“Imagjino ti të jesh në ISIS, po të shihnin gjoksin tuaj, asnjë nga ata nuk do të na gjuanin dhe të na vrisnin. Do hipnotizoheshin”, shprehet gazetari, duke komentuar edhe këmbët e të ftuarës tjetër, Besa Gaxherrit.

Që nuk kishte hatër mbetje mes çiftit dhe gazetarit, na e dëshmoi edhe darka e përbashkët që ata patën së fundmi.

E tani, çifti Gjikolli dhe Zeka ishin të ftuar në emisionin e Luana Vjollcës në “Shiko kush Luan”.

Elita i kërkon Gjikos, që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë Milaimit, i cili në krah kishte bashkëshorten e tij.

Por kësaj here, Milaimi zgjodhi të komentonte gjoksin e bashkëshortes së tij në televizionin kombëtar, Top Channel.

“Elitës i kam dhënë një kompliment një herë në emision i thashë nëse ISISI do shikonte gjoksin tënd nuk do godiste, por Eda i ka akoma më bomba”, tha Milaimi, duke ju drejtuar bashkëshortes së tij.

Më poshtë mund të ndiqni këtë pjesë të shkëputur nga emisioni. /Insajderi.com