Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter janë parë mbi njëra-tjetrën në një klub në Hollywood fundjavën e kaluar, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 26 vjeçarja dhe ylli i reality shout, 30-vjeçe kohët e fundit janë ndarë nga partnerët e tyre, Liam Hemsworth dhe Brody Jenner.
Është pohuar se ato shijuan një natë bashkë në Soho House në West Hollywood, ku të pranishmit thanë se i panë duke u puthur me njëra-tjetrën.
Një burim tha për “Page Six” se “ato ishin të obsesionuara për njëra-tjetrën dhe nuk mund t’i mbanin duart larg njëra-tjetrës.
“Ato po putheshin kudo, në banjë, në bar, në mes të dyshemesë. Ato në thelb kishin marrëdhënie seksuale. Nuk ka dyshim se ato janë bashkë”, shtoi burimi.
Miley dhe Katilyn u panë për herë të parë duke u puthur në një varkë në Itali në fillim të këtij muaji, pasi i kishin dhënë fund martesave.
Por, së fundi familjarët e Miley dhe Liam kanë thënë se çifti po rishqyrtojnë vendimin e divorcit.