Miley Cyrus konfirmon ndarjen nga i dashuri pas pothuajse një viti lidhje

Miley Cyrus konfirmon ndarjen nga i dashuri pas pothuajse një viti lidhje

Miley ka lajmëruar ndarjen nga i dashuri i saj Cody Simpson, me të cilin ishin në lidhje prej një viti.

Këngëtarja e bëri lajmin e ditur përmes llogarisë së saj në Instagram. Ajo ka treguar se pavarësisht ndarjes, ata kanë mbetur shokë, sepse të tillë ishin edhe para se të fillonin lidhjen, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Miley tregoi që kishte zgjedhur të bënte vetë lajmrimin për ndarje, sepse “një vit më parë, media tentoi të tregoj historinë time dhe të kontrollojë tregimin tim dhe unë nuk do të e pranoj këtë.”

Në këtë rast këngëtarja i referohet martesës së saj me Liam Hemsworth, me të cilin u divorcua.

“Në këtë moment, dy gjysma nuk mund të e plotësojnë njëri tjetrin dhe ne jemi dy individë që po punojmë me veten për të u bërë njerëzit që synojmë, sikur të gjithë njerëzit në këtë moshë,” tha ajo.

View this post on Instagram

My Idol 🖤

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

“Ne vetëm duam të vendosim se kush duam të jemi, prandaj mos krijoni drama nëse na shihni javën tjetër duke ngrënë pica së bashku. Ne kemi qenë miq për 10 vite dhe do të vazhdojmë të jemi.”

Miley dhe Cody njihen prej 10 vitesh, por u bënë miq të mirë prej vitit 2015. Ata madje bënë tatuazhe të përbashkëta me një trident si referencë e librit me poezi të Codit, “Prince Neptune”./Insajderi.com