Miley Cyrus thotë se albumi i saj i ri është inspiruar nga Britney Spears dhe Metallica

Miley Cyrus thotë se albumi i saj i ri është inspiruar nga Britney Spears dhe Metallica

Këngëtarja Miley Cyrus ka treguar që albumi i saj i ri është inspiruar nga tingujt e Britney Spears dhe Metallica.

Ajo është duke u pregatitur për albumin e shtatë, pasi lansoi këngën me motive nga vitet e 80-ta “Midnight Sky”.

Sipas saj albumi do të përmbajë një përzierje influencash eklektike, duke nxjerrë në pah dashurinë e saj për pop muzikë dhe përsonën e saj prej rock star-i.

“Mendoj që kënga e parë vjen me më së shumti presion pasi ju tregon të gjithëve se ku po shkon. Mendoj që adhuruesit e mi duhet të presin të papriturën. Unë mund të bëj ‘covers’ të Britney Spears apo Metallica, mirëpo prapë albumi do të reflektojë se kush jam unë dhe pjesë që më kanë inspiruar”.

Këngëtarja është duke premtuar një album të ri që prej vitit 2019, kur lansoi EP She Is Coming, e cila përmbante Mothers’s Daughter./Insajderi.com

Burimi: Official Charts