Miley Cyrus thotë se e ndali dietën vegane sepse truri i saj nuk po funksiononte si duhej

Miley Cyrus thotë se e ndali dietën vegane sepse truri i saj nuk po funksiononte si duhej

Miley Cyrus ka treguar që nuk është më në dietë vegane pasi e ka kuptuar që i ka ndikuar negativisht shëndetin e saj.

Në një intervistë me Joe Rogan, Miley tregoi se pse nuk është më vegane dhe pse u detyrua, raporton Independent, shkruan Insajderi

“Unë kam qenë vegane për një kohë të gjatë, por kam filluar të ha peshk dhe ushqime që përmbajnë omega sepse truri im nuk ishte duke funksionuar mirë”.

Ajo tregoi që kishte ndjekur një  dietë vegane prej më të rreptave nga “2013 deri në 2019” por ishin faktorët shëndetësorë që e bën atë të ndryshorë. Miley kishte filluar të ketë dhimbje të nyjeve deri sa e kuptoi është ishte ushqyer keq.

“Ish-burri im më pregatiste peshk të pjekur, por nuk ishte e lehtë të haja ushqime jo vegane. Kam qajtur për një kohë të gjatë. Qaja për peshkun dhe më lëndonte fakti që po ha peshk”.

Pasi ka përfshirë mishin dhe glutenin në dietën e saj, Cyrus ka treguar që ndjehet më e kthjellët, se sa kur ishte duke ngrënë ushqime vegane.

“Unë kam 22 kafshë në fermën time në Nashville dhe mundohem të kujdesem për ta.”/Insajderi.com