Më shumë se një milion fansa të zemëruar kanë nënshkruar një peticion duke u kërkuar nga Hollywood-i të largojë Amber Heard nga filmi “Aquaman 2” – duke thënë se ajo “shkatërroi” karrierën e ish-bashkëshortit Johnny Depp, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.
Peticioni kundër aktores 34-vjeçare, e cila ishte mes një beteje ligjore me Depp ku ky i fundit humbi përfundimisht në fillim të këtij muaji, kishte grumbulluar 1.5 milion nënshkrime që nga e premtja.
“[Heard] ka marshuar sistematikisht për të shkatërruar karrierën e Depp në Hollywood”, thuhet në peticionin e nisur në Change.org. “Ai do të mbaje atë plagë nga ajo për pjesën e mbetur të jetës së tij”.
Depp-it iu kërkua të jepte dorëheqje nga filmi “Fantastic Beasts” të JK Rowling pasi një gjykatës britanik e shpalli atë fajtor për dhunë ndaj Heard. Kjo shtyu që fansat e tij të nisnin peticionin i cili synon të marrë tre milionë nënshkrime.
Peticioni akuzon gjithashtu aktoren për se ajo gënjeu për të përshfaqur aktorin si abuzues në sytë e gjithë botës. /Insajderi.com