Futbollisti, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, do të bëhen prindër për herë të dytë, përcjell Insajderi.
Ndonëse nuk kanë kaluar as edhe një vit që nga ardhje në jetë e fëmijës së parë të tyre, bukuroshja përsëri është shtatzënë.
Lajmi është bërë i ditur në emisionin ’Prive’.
Se Belkiz është shtatzënë, e dëshmojnë edhe fotografitë e saj të fundit në rrjetet sociale, në të cilat është shfaqur më e shëndoshë se zakonisht.
Çifti i njohur janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre.
Ata kanë një djalë të quajtur Tian./Insajderi.com