Mimoza Mustafa e Shkumbin Kryeziu janë kurorëzuar për ‘interes’

Mimoza Mustafa e Shkumbin Kryeziu janë kurorëzuar për ‘interes’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, ka bërë të ditur se me bashkëshortin e saj, Shkumbin Kryeziu janë kurorëzuar për ‘interes’, njofton Insajderi.

Ajo e ftuar në emisionin “Prive”, derisa po fliste për pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ka thënë se arsyeja e kurorëzimit ishin dokumentet, për shkak se Mimoza duhej ta shoqëronte Shkumbinin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2013, për xhirimet e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”.

“Rozafa i ka pasur 14 vjet, Bojkeni pesë, edhe ne kishim kohë që bashkëjetonim. Mirëpo ne u kurorëzuam për ‘interes’. Shkumbini në atë kohë xhironte filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2’, dhe unë si asistente e përjetshme e producentit duhej që edhe unë të jem në Amerikë, dhe neve na duhej kurorëzimi që ta merrja vizën”, ka theksuar Mimoza.

Tutje, ajo ka vazhduar të tregojë se gjithçka ndodhi në mënyrë më të thjeshtë të mundshme pa ndonjë ceremoni të veçantë.

“E kujtoj atë ditë unë me një fustan modest vere, Shkumbini me një kostum ditor, pa muzikë, pa ceremoni, pa dasmë, vetëm pranë ofiqarit që komunës. Po unë dua ta ndërlidh pak këtë me faktin se ceremonitë, dasmat, dokumentet, nuk janë asgjë për një lidhje të mirë dhe të shëndoshë”, ka thënë këngëtarja.

Mimoza dhe producenti Shkumbin Kryeziu janë bashkë prej viteve të luftës, por që kurorëzimi i tyre ndodhi në vitin 2013./Insajderi.com