Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është bërë nënë për herë të tretë.
Mëngjesin e së enjtes ajo ka sjellur në jetë një vajzë.
Haxhiu ka kryer procesin e lindes në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja e saj shëndetësore dhe e foshnjës është e mirë.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.
“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram”, tha ai.
Për shkak se ka lindur me operacion, Ismajli theksoi se Haxhiu do të mbahet të paktën edhe për dy ditë e shtrirë në klinikë.
Bashkëshorti i ministres, Alban Krasniqi, ka postuar në Facebook një foto të vajzës, të cilën e kanë pagëzuar Andrra.
Ndërsa përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem./Insajderi.com