Ministrja Dumoshi ndau çmimet vjetore për kinematografi “Bekim Fehmiu”, për vitin 2019

Ministrja Dumoshi ndau çmimet vjetore për kinematografi “Bekim Fehmiu”, për vitin 2019

Vlora Dumoshi, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau sot çmimet vjetore për kinematografi “Bekim Fehmiu”, për vitin 2019.

Juria e përbërë nga anëtarët Arbresha Grabovci Nixha, Burbuqe Berisha, Blerta Basholli, Agron Vula dhe Kimete Berisha morën vendimin që Çmimi për Vepër Jetësore t’i ndahet regjisorit Ekrem Kryeziu ndërsa Çmimi vjetor për Kinematografi t’i ndahet filmit “Në mes” nga regjisori Samir Karahoda.

“Përgëzoj regjisorin Kryeziu për çmimin që i ndahet si vlerësim për kontributin e tij të çmuar shumëvjeçar duke qenë ndër nismëtarët që trasoi rrugën për filmbërësit e rinj dhe regjisorin Karahoda i cili solli një film që tejkaloi kufijtë e Kosovës e që ka për epiqendër temën e ndjeshme të migrimit”, tha Dumoshi.

“Kinematografia në Kosovë po kalon në periudhën e saj të artë, falë talentit dhe një përkushtimi të jashtëzakonshëm të këtij komuniteti, talent i cili çdo ditë e më tepër po vlerësohet në Evropë e botë”, përfundoi Vlora Dumoshi./Insajderi.com