Miriam Cani dhe Alban Skenderaj i bënë dhuratën më të bukur vogëlushit që sapo mbushi një vjet

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj i bënë dhuratën më të bukur vogëlushit që sapo mbushi një vjet
Burimi i fotografisë: Miriam Cani/Instagram

Më i vogli i familjes së Miriam Canit dhe Alban Skenderaj, sot po feston ditëlindjen dhe ka mbushur një vjet, njofton Insajderi.

Kjo ditë nuk do të mund të shënohej pa një dhuratë të veçantë e të përjetshme, e të themi të drejtën po e shijojmë edhe ne jashtë mase.

Dy artistë si Miriami dhe Albani, ndjenjat e bukura më së miri i transmetojnë në një këngë, dhe kjo është dhurata për vogëlushin.

Kënga titullohet “Sa shumë të dua” e kënduar nga Miriam Cani dhe për tekstin e saj është kujdesur Alban Skenderaj.

“Sa të kem frymë me ty do të këndoj, me ty do të vallëzoj. Çdo ditë nuk lodhem ta them, sa shumë të dua. Dhe kur më sheh me atë shikim më ke dhënë gjithçka shpirti im. Çdo ditë nuk lodhem ta them, sa shumë të dua”, shprehet Miriami në këngë.

Kjo këngë njëherish shënon edhe rikthimin e Miriam Canit e cila për një kohë të gjatë i mungoi muzikës.

Më poshtë mund të dëgjoni dhuratën që prindërit kanë bërë për vogëlushin Duam.

Të njëjtën gjë Skënderaj dhe Cani bënë për ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, Ameli. Ata publikuan në vitin 2017-të këngën Dhurata, si dedikim për vogëlushen./Insajderi.com