Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Miriam Cani, ka uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes së Kosovës.
Miriami ka zgjedhur ta urojë presidenten duke publikuar një video të saj me bashkë me dy vajzat binjake, duke kënduar këngën “Dhurata”, të Albanit e Miriamit.
Me këtë rast, ajo e ka uruar Presidenten, duke thënë se kjo është arritje e madhe dhe historike për vajzat shqiptare, që duhet të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë.
“Urime zonjës Vjosa Osmani e cila është zgjedhur si Presidente e Republikës së Kosovës. Një tjetër arritje e madhe dhe historike për vajzat dhe gratë shqiptare të cilat duhet të frymëzohen nga një ngjarje e tillë e të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Instagram./Insajderi.com