fbpx

Moda më e re: Botox edhe nën sqetullat

Moda më e re: Botox edhe nën sqetullat

Modelja e famshme amerikane, gruaja e këngëtarit të njohur John Legend, Chrissy Teigen, i është nënshtruar një procedure me botox në një vend aspak të zakontë!

Teigen ka injektuar botox nën sqetulla në mënyrë që të mënjanojë djersitjen e tepërt dhe këtë moment e ka ndarë me fansat e saj në Twitter.

“I bëra me botox nën-sqetullat e mia. T’ua them të drejtën, është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Tani e tutje mund të vesh edhe gjëra mëndafshi pa u larë në djersë”, ka thënë ajo.

Ndërsa kur e pyetën në është procedurë e dhimbshme, ajo ka thënë se nuk kishte ndjerë dhimbje fare, megjithatë meqë i ka bërë me lazer edhe qimet, mund të jetë bërë tolerante ndaj dhimbjeve!